E dielë drithërimash, tifozët e Milanit 'pushtojnë' stadiumin e Sassuolo-s! Inzaghi: Inter, luaj pa pendesa! Emocione edhe në Premier League

21 Maj 2022, 15:34 | Përditesimi i fundit: 2022-05-21 15:36:29

Milan-Inter në Itali dhe Liverpool-Manchester City në Angli do përcaktojnë të dielën se kush fiton titujt kampion në vendet respektive. Në Seria A Milanit i mjafton një pikë kundër Sassuolos për të bërë të pavlefshme Inter-Sampdoria, ndërsa në Premier League City ka një pikë më shumë se Liverpool.