E frikshme! Fëmijë dhe të moshuar rrezikojnë të bien në Osum, ura me dërrasa të kalbura në Mbrakull! Banorët thirrje qeverisë: Ndërtoni të re

7 Mars, 13:19

Ura pasarelë mbi lumin Osum ku kalojnë rreth 3500 banorë të 10 fshatrave të Poliçanit është krejtësisht e amortizuar, me dërrasa të kalbura e kavo të ndryshkur. Përmes Report TV, banorët kërkojnë nga qeveria të ndërtojë urën e re, pasi jeta e tyre është e rrezikuar!