E frikshme në Gjorm të Vlorës, zjarri 'pushton' fshatin, shkrumbohen 2 banesa! Tranferohen urgjent helikopterët e forca të ushtrisë! Peleshi: Ka ende banorë, të shmangim më të keqen

5 Gusht 2021, 13:51

Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm është përhapur me shpejtësi në Gjorm. 2 shtëpi të pabanuara prej vitesh janë shkrumbuar nga flakët, disa të tjera janë djegur nga jashtë, ndërkaq "flakët" kanë "përpirë" dhe disa stane e ullishte.