E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

14 Korrik, 20:41 | Përditesimi: 14 Korrik, 20:41

Franca po kremton festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës, me avionë ushtarakë, një shfaqje dritash me dronë mbi Kullën Eiffel dhe fishekzjarrë në pothuajse çdo qytet.

Rreth 7,000 njerëz po marshojnë mbi kuaj ose në automjete të blinduara, përgjatë kalldrëmit të rrugës ikonike Champs-Élysées në Paris.

Në fjalimin e tij tradicional drejtuar ushtrisë, Presidenti Macron njoftoi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes me 6.5 miliardë Euro në dy vitet e ardhshme.

A.A/Shqiptarja.com