'E kisha ëndërr ti takoja', promovimi i basketbollit të vazjave sjell ish-yje të NBA në Shqipëri! Sportistet e vogla: Jemi të emocionuara

19 Tetor 2022, 18:27

Basketbollistet e vogla nën 14-vjeç patën mundësi të takonin sot ish-yje të NBA të cilët kanë ardhur në Shqipëri përmes ambasadës amerikane. Ata dëgjuan këshilla edhe nga kampionia e Europës Luiza Gega, ndërsa ishin shumë të emocinuara që takuan nga afër emra që kanë lënë gjurmë në këtë sport.