E konsideron armikun më të tmerrshëm të familjes së saj, Aishe Haklaj tregon si e përfytyron fundin e Sali Berishës

30 Qershor 2021, 22:35

Për Report Tv, Aishe Haklaj ka rrëfyer se si e imagjinon fundin e Sali Berishës.

“Të ardhmen e Sali Berishës e shikoj jo ashtu siç mendon ai. Dhe unë mendoj se tani Sali Berisha, ka ardhur koha me këtë drejtësinë e re dhe me goditjen që po i bëhet korrupsionit dhe me këtë goditjen që i ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit, ne mendojmë se ka ardhur koha që ai njeri të mos jetë më i paprekshëm. Dhe ne mendojmë se ka ardhur koha që të paprekshmit të mos jenë më të paprekshëm”, tha Aishe Haklaj.