E nisën për kreun por janë të fundit, Gega: Jam optimist për Kukësin, kundër Teutës vetëm për 3 pikët

8 Shtator 2022, 18:14

Trajneri i Kukësit Skënder Gega thotë se stërvitja e kësaj jave e bën optimist që skuadra të kalojë ngërçin e nisjes së sezonit. Ai shprehet se të premten kundër Teutës bëjnë punë vetëm 3 pikët, ndërsa edhe futbollistët e pranojnë se atmosfera në ekip nuk është ashtu si dëshirojnë.