E padëgjuar në sportin shqiptar, volejbollistja e Dinamos pezullohet dhe i kërkohet të bëjë 'testin e gjinisë'! 32-vjeçarja ankohet në ambasadën braziliane

25 Tetor, 13:33 | Përditesimi: 25 Tetor, 13:33

Volejbolli shqiptar është hasur këto ditë me një ngjarje të padëgjuar më parë. Volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga Federata pasi ka pasur ankesa për të nga klubet e Vllaznisë dhe Pogradecit në lidhje me gjininë e saj. Report Tv mëson se sinjalizimet nga rivalët kanë bërë që klubit të Dinamos t'i kërkohet që të kryejë një 'test gjinie' për 32-vjeçaren.

I.M/Shqiptarja.com