E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend

10 Shtator 2021, 09:43 | Përditesimi: 10 Shtator 2021, 09:43

Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD, për Sali Berishën ka qenë një vendim që nuk pritej nga kreu i PD Lulzim Basha. Ish-kryeministri i shpallur “Non Grata” nga SHBA në reagimin e tij thotë se Basha më mirë të jepte 5 herë dorëheqjen e tij se sa të shkelte sovranitetin e PD, duke marrë sipas tij një vendim personal, pa pyetur asnjë forum të partisë

r.k./Shqiptarja.com