Emisioni ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, 18 shtator 2025, solli një pasqyrë të plotë të ngjarjeve të ditës. Në program u lexuan gazetat e mëngjesit dhe u kujtuan faqet e para të shtypit të vitit 1993, duke sjellë rubrikën ‘Na ishte njëherë’. Në studio pati lidhje me qytetarë përmes telefonatave, parashikimin e motit, horoskopin dhe raportimet e drejtpërdrejta për trafikun në Tiranë. Tema e ditës ishte programi i qeverisë ‘Rama 4’, ku u diskutua rritja e pagave, pensioneve dhe ndryshimet e pritshme në taksa, me të ftuar eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi.





















