E qëlloi me armë pranë shtëpisë, si nisi sherri mes Priftit dhe Begajt në një lokal në Lungomare! 41 vjeçari e qëlloi me shpullë në publik

31 Gusht 2021, 10:44 | Përditesimi: 31 Gusht 2021, 10:44

Burime nga Policia e Vlorës konfirmojnë se Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpull në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes. Vetë Begaj ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin. Pas hetimeve, policia ka arritur të dokumentoj ngjarjen. Mbetet i paqartë sherri në lokal, pasi Begaj dhe Mitri kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

  •  

r.k./Shqiptarja.com