E reja me tumor vdiq pas operacionit te spitali ‘Amerikani’, në hetim 2 mjekë e anestezisti! Sekuestrohet kartela klinike

1 Shkurt, 12:53 | Përditesimi i fundit: 2024-02-01 15:38:32

 Zbulohen detaje të reja nga hetimet në lidhje me vdekjen e 28-vjeçares në spitalin "Amerikan 2" në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, përfshirë 2 që kanë kryer ndërhyrjen dhe 1 anestezist, në akuzë për "neglizhencë në trajtim mjekësor", e cila është kundërvajtje penale dhe në kushte të tilla nuk përfshinë masë sigurie "arrest në burg" në fazë fillestare të hetimeve.