Puna për ndërtimin e urës automobilistike të Darëzezës në Fier është ndërprerë.
Punimet nisën në fillim të muajit prill dhe sipas projektit duhej të përfundonin në korrik. Për zvarritjen e punimeve, përfaqësues të kompanisë thanë jashtë kamerës se bordi i kullimit nuk ka ndërhyrë për uljen e nivelit të ujit në kanalin e hidrovorit.















