E rëndë/ E zë poshtë kamioni që po rregullonte, ndërron jetë mekaniku në Kurbin

20 Mars 2023, 19:15

Një mekanik humbi jetën pas një aksidenti në punë në Kurbin. Viktima është Albert Mamli 45-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së hënës pranë një servisi në fshatin Laç të Kurbinit. 45-vjeçari ka qenë duke punuar në një mjet kamion, i cili e ka zënë poshtë duke shkaktuar plagë të shumtë në disa pjesë të trupit e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.