E rëndë në Dibër, ishte duke u larë, mbytet në lumin Drin 12-vjeçarja

23 Qershor 2021, 18:26

DIBËR-12-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Drin. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Lushes", njësia Administrative Arras, në Dibër, ku e mitura dyshohet se ka qenë duke u larë në ujrat e lumit Drin12-vjeçarja Eva Domi, banonte në Tiranë dhe ndodhej me pushime në fshatin Arras të Peshkopisë, ku kishte dajat e saj. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të 12-vjeçares. Nga hetimet e deritanishme ngjarja është aksidentale..