E rëndë në Elbasan, 2 vëllezër nga Durrësi i presin rrugën prokurorit të SPAK dhe anëtarit të BKH dhe konfliktohen! I prezantohen si policë, gjykata i lë në burg

27 Shkurt 2023, 15:46

Dy vëllezërit janë konfliktuar dhe kanosur prokurorin e SPAK, Behar Dibra, i cili në shoqërinë e një punonjësi të BKH, po kthehej nga Elbasani, ku kishte qenë për të kryer detyrën dhe të hetonte ngjarjë të rënda kriminale që lidhen me arrestimin e njerëzve të Erion Alibeaj, Arben Spahiut dhe Arsen Preçit.