E rëndë në Elbasan/ 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen, policia në ndjekje të tij (EMRAT)

30 Korrik 2022, 08:24

ELBASAN- Një krim i rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Skenderbej". Burime për Report Tv bëjnë me dije se, Ramis Mici, 37-vjeç ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë ajo ka humbur jetën.