E rëndë në Elbasan, 37-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve vritet nga bashkëshorti, kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Vetëm para pak ditësh denoncoi burrin dhunues

30 Korrik 2022, 11:48

ELBASAN- Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (30 korrik), në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.