E rëndë në Elbasan/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në katin e 6-të, ndërron jetë në spital 6-vjeçari

22 Shtator 2021, 17:20 | Përditesimi i fundit: 2021-09-22 17:20:13

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:50, në lagjen "28 Nëntori ", ku 6-vjeçari teksa po qëndronte në ballkon ka rënë nga kati i gjashtë, për pasojë ka gjeture vdekjen.