Një i ri në qytetin e Elbasanit, i identifikuar si Klevis Cani, është gjetur në rrugë i mbuluar me gjak ndërsa raportohet se ai është plagosur me thikë. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa policia raporton se i riu është dëmtuar në krah.
Aktualisht Klevis Cani ndodhet në sallën e operacionit ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.















