E rëndë në Fier, dy makina përfshihen në aksident, njëra prej tyre përfundon në kanal

1 Gusht 2021, 15:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.

Për momentin nuk është raportuar për viktima, por pritet një konfirmim zyrtar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.