Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë sot pas një sherri të ndodhur në një lavazh në lagjen “15 Tetori” në Fier. Konflikti mes dy të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.
I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë dhe po punon për kapjen e tij si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.


















