E rëndë në Fushë-Krujë, 51-vjeçari vret me thikë gruan e tij 45-vjeçe! Më pas tenton të vrasë edhe veten, dërgohet te Trauma në gjendje kritike për jetën

5 Korrik 2021, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2021-07-05 14:12:18

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur vetëm para pak minutave në zonën e Bubqit në Fush-Krujë. Një 51-vjeçar, Artan Ismalaja ka vrarë me thike gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Pasi bashkëshortja e tij është ka ndërruar jetë, Ismalaja më pas ka tentuar të vetëvirtet duke e goditur veten me thikë në qafë. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. 

"Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip "Ford" në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.   Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.