E rëndë në Mat, 3 fëmijë gjejnë një armë duke kullotur bagëtitë në mal dhe luajnë me të! Vritet aksidentalisht 13-vjeçari

30 Korrik 2021, 08:24 | Përditesimi i fundit: 2021-07-30 08:51:47

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac në Mat, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar. I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia në mesnatë, ndërsa mësohet se ai është vrarë aksidentalisht, pasi po luante me shokët, me një armë që e kishin gjetur duke kullotur bagëtië në mal.