E rëndë në Roskovec, bie një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, humbin jetën dy elekticistë teksa po punonin (EMRAT)

15 Qershor 2021, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 13:19:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Jagodinë në Roskovec. 2 elektriçistë kanë humbur jetën teksa po punonin pasi janë dëmtuar nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë. Kanë humbur jetën tragjikisht Gjergji Duka, 50 vjeç, dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç.  

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy elektricistët kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku kanë gjetur vdekjen.