E rëndë në Teksas, një person i armatosur qëllon për vdekje 8 persona në një qendër tregtare! Autori vritet nga Policia

7 Maj 2023, 07:44

Një person i armatosur ka qëlluar dhe ka vrarë tetë persona në një qendër tregtare në veri të Dallas në Teksas. Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare në qytetin Allen, pasi dëshmitarët okularë përshkruan një burrë që qëllonte pa dallim drejt kalimtarëve.