E rëndë në Tiranë! 3-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale nga dentisti! Prindërit kallëzojnë në polici: I injektuan narkozë me dozë të lartë

5 Tetor 2023, 16:22

Një 3-vjeçar humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në një klinikë private në Tiranë.  Ndërhyrja e cila zgjati 9 orë u bë nga e bija e mjekut anestezist- kardiolog, Roland Xhaxho, dentistja Ina Xhaxho, ndërsa anestezia është kryer nga vetë mjeku 70 vjeçar. Të dy babë e bijë po hetohen në gjëndje të lirë për “Pakujdesi në Mjekim, kurse familjarët e vogëlushit, i akuzojnë jo vetëm për pakujdesi por edhe për fshehje të ngjarjes.