E rëndë në Turqi, 25-vjeçari vret me kallashnikov gruan në mes të rrugës pasi gjykata i dha kujdestarinë e fëmijës të ëmës

19 Qershor 2023, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2023-06-19 11:05:06

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe vjehrrin e tij.

Vrasja brutale nga Mersan Kocen u filmuar nga një kamera celulari. Në video, 25-vjeçari shihet se ka ndaluar makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya. Ndërkohë që përleshet me babain e saj, i cili po përpiqej që t’i hiqte kallashnikovin nga duart.