E rrallë/ Tifozi shqiptar bën tatuazh stemën e Barcelonës: Doja ta kisha përjetë në trup! Ja si reaguan prindërit

21 Nëntor 2021, 21:07

TIRANË- Të parit çdo ndeshje të Barcelonës, të lexuarit të gjitha lajmet mbi ekipin katalanas, në sirtarin e dhomës nuk mungonte fanella, kujtimet e fëmijërisë i lidh pa dyshim me këtë ekip, por këto kanë qenë të pamjaftueshme për Anxhelo Bregun që të shprehin dashurinë e madhe që kishte për Barcelonën. E pikërisht për këtë zgjodhi që ta gdhendte në trup, ta bënte tatuazh, e ta kishte përjetësisht. Anxhelo, në hapësirën e sportit të së dielës në Report Tv, ka rrëfyer për momentin që ka vendosur që të bëjë tatuazh stemën e Barcelonës, në krahun e tij të majtë. Tashmë nuk ka rëndësi fakti që pjesë e saj më nuk është Messi, pasi dashuria e tij shkon përtej individit.