E shembi komunizmi, rindërtohet pas 55 vitesh xhamia e Ballies në Elbasan

9 Korrik 2022, 19:13

Objekti simbol i besimit mysliman në Elbasan, xhamia e Ballies ka hapur dyert për besimtarët pas 55-vitesh. Objekti i kultit ishte shembur gjatë regjimit komunist, ndërsa tashmë është rindërtuar duke ruajtur elementët e trashëgimisë.