E shkarkoi KPA me anëtar Luan Dacin që më vonë u dënua, ‘Strasburgu’ rrëzon vendimin: Të rihapet çështja për prokurorin Besnik Cani

4 Tetor 2022, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2022-10-04 15:36:53

Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuan ankimin e tij pë vendimin e KPA pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.