E veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, ‘spiunia’ ruse del në gjykatë! Gjyqi shtyhet sërish në 4 prill

17 Mars 2023, 11:19

ELBASAN- Sërish nuk ka një vendim për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva. Gjyqi është shtyrë për në 4 prill ora 14:00, pasi mbrojtja kërkoi kohë për njohjen me konkluzionet përfundimtare në gjuhën ruse. Report Tv sjell video nga seanca e sotme, ku rusja shfaqet shumë e qetë, teksa duket e veshur me ngjyrat blu dhe verdhë, flamuri i Ukrainës.  Ajo është parë duke lexuar një sërë dokumentesh të sjella nga avokati i saj mbrojtës.