E veshur me pizhame, del para gjykatës 37-vjeçarja! I kërkoi të fejuarit të merrnin peng të riun në Tiranë pasi nuk i kishte kthyer borxhin

19 Prill 2022, 11:57 | Përditesimi: 19 Prill 2022, 11:57

Denalda Çezma, e veshur me pizhame, akuzuar për bashkëpunim në pengmarrjen e Ermil Sorrës, pasi ky i fundit i kishte marrë rreth 20 mijë euro borxh dhe nuk ja kishte kthyer, ka dalë sot para gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për pengmarrësit, ndërsa në bashkëpunim është arrestuar Shkëlqim Koçeku dhe është shpallur në kërkim Sulltan Picari

r.k./Shqiptarja.com