Edhe sot Tirana e bllokuar nga trafiku, kaos në hyrjen te ish sheshi 'Shqiponja', mjetet bëhen 'lëmsh' nga mungesa e sinjalistikës! Lëvizja në rrugët e qytetit 'mision i pamundur'

7 Shtator 2021, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2021-09-07 15:16:37

Trafiku në Tiranë vijon të jetë një problematikë e theksuar, ku qytetareve u duhen me orë të tëra jo vetëm për të hyrë në kryeqytet, por edhe për të lëvizur brenda tij duke shkaktuar kaos, zhurmë dhe bori pafund nga humbja e durimit duke qëndruar me orë të tera në rrugë. Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës.