Edi Rama: Shqipëria 2030 është misioni ynë, mandati i tretë drejt një kapërcimi historik për ta bërë këtë vend një shtet të denjë evropian

12 Qershor 2021, 23:03 | Përditesimi i fundit: 2021-06-13 00:53:02

*Fjalimi i plotë i Kryemininistrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste në 30 vjetorin e saj

Gëzuar 30 vjetorin Partisë Socialiste të Shqipërisë! Kjo është një ditëlindje e bukur. Ҫdo ditëlindje është  një ditë e bukur në kalendarin e vitit, por kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30-të, por edhe shijen e veçantë të fitores së sapoarritur të zgjedhjeve të treta radhazi për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste  shqiptare.  Faleminderit edhe një herë të gjithë atyre që punuan fort për të këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e familjes sonë të madhe politike.