Edicioni i 6-të ‘Za fest’ në Shkodër, ‘pushton’ Kalanë e Rozafës! Të pranishëm edhe spektatorë nga jashtë vendit

30 Korrik 2022, 22:03

Në kalanë Rozafa në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga jashtë, kanë shijuar spektaklin muzikor në ‘za fest’. Muzika e zgjedhur e ndërthur me efektet e dekorit dhe madhështinë e Kalasë së Shkodrës, i dhanë aktivitetit vlera të veçanta artistike.