Edicioni i 9-të/ Gjigantët italianë të Jazz në Tiranë, mesazhi kundër luftës! Ndezin skenën yjet Cesare dell'Anna, Mannarino dhe Supnick

21 Korrik 2022, 15:58

Një super bandë prej 20 artistësh e Cesare Dell'Anna-s, i ftuari special Alessandro Mannarino, amerikano-italiani Michael Supnick, SuRealistas dhe Kumbia Boruka me mesazhin kundër luftës ndezën zemrat e publikut në mbrëmjen e 20 korrikut në natën e parë të edicionit të 9-të të festivalit ndërkombëtar të Jazz-it, që u mbajt në Tiranë.