Efektivi i policisë s’duron kur sheh flamurin kombëtar në tokë, gjesti i tij tërheq vëmendjen

22 Mars, 22:56 | Përditesimi: 22 Mars, 23:03

Gjatë një momenti të tensionuar mes efektivëve të policisë dhe deputetit të PD, Xhelal Mziut, pati një episod që s’kaloi pa u vënë re. Njëri nga policët e anashkaloi paksa situatën për ta përqendruar vëmendjen te flamuri kombëtar i rënë në tokë. Me hap të shpejtë, ai shkoi dhe e mori duke mos lejuar që të pranishmit ta shkelnin.

E.H/Shqiptarja.com