Eglantina Gjermeni nuk futet në listat e PS! Rama: Një ndër aktivistet që mbrojti më shumë gratë

8 Mars 2021, 20:27

Eglantina Gjermeni nuk do të kandidojë më në listat e Partisë Socialiste. Vetë kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për kontributin e saj në përmirësimin e legjislacionit mbi barazinë gjinore.

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, thekson Rama.

Më herët, largimin nga politika e kanë njoftuar edhe Vasilika HysiBesnik Baraj dhe Sadi Vorpsi, të cilët kanë theksuar se i kanë lënë vend prurjeve të reja në PS. Gjithashtu Eglantina Gjermeni ka konfirmuar pas javë më parë në një intervistë për Report Tv se është emëruar kryetare e nënkomisionit për barazinë gjinore në Asambleja Parlamentare e KE, ku do të punojë për barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave e vajzave në vendimmarrje dhe jetën publike.