Gjermeni në Report Tv: Kemi ligje të mira për barazinë gjinore, niveli i përfaqësimit të grave në vendimmarrje është rritur

Deputetja e PS dhe kryetare e nënkomisionit për barazinë gjinore në Asambleja Parlamentare e KE, Eglantina Gjermeni tha se vendi ynë ka bërë hapa para në lidhje me respektimin e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave e vajzave në vendimmarrje dhe jetën publike. Në një intervistë për Report Tv, Gjermeni tha se sfida ku është e përqendruar bashkë me koleget e saj është që gratë dhe vajzat të arrijnë një përfaqësim 50 % në vendimmarrje. Deputetja tha se ligjet që janë miratuar në parlament janë përmirësuar duke krijuar një perspektivë më të mirë për kontributin e garave në parlament.

"Duke qene se kam vite që merrem me këtë fushë dua të them me krenari që kemi ecur dhe avancuar shumë për sa i përket angazhimit dhe pjesëmarrjes së grave në politike. Jeni ndër vendet në Europë që kemi një angazhim të madh të zonjave në parlament, trupin diplomatik, nivelet drejtuese në administratën publike, pjesëmarrja e grave në jetën publike është përmirësuar dhe rritur ndër vite. Për mua kjo është emancipim i shoqërisë, demokratizimin e vendit dhe sot kemi një shoqëri më përfaqësuar dhe përfshirëve. Nga pikëpamja e numrave ndryshimi është i dukshëm, sfidat që kemi përballa tani përveç konsolidimit të çfarë kemi arritur të mbajtjen së nivelit të grave në nivelin polik, sfidë me ki fuqizimin ekonomik të tyre. Periudha e pandemisë dhe e rikuperimit duhet të jetë maksimale ndaj grave dhe vajzave, kjo është sfidë edhe e jona edhe e shumë vendeve të zhvilluara. Është rritur numri i grave në vendimmarrje, por unë jam pjesë e PS që është model për krijimin e hapësirave për përfaqësimin e grave në të gjitha strukturat vendimmarrëse duke i dhënë hapësira dhe mundësi të ndryshme dhe promovuar gratë. Është e rëndësishme  që gratë dhe vajzat të motivojnë gra të tjera që të angazhohen ne jetën publike. Patjetër që duhet 50 % e grave në jetën publike. Kuota e 30 % është kuota minimale por ajo që them me siguri është se ligjet që kemi miratuar në parlament janë përmirësuar që të kenë një perspektivë gjinore dhe sjellë kontributin e garave në parlament", tha Gjermeni.

Shqipëria i ka të gjitha kapacitete që të mund të drejtohet nga një kryeministre apo Presidente femër, tha Gjermeni ndërsa shtoi se niveli i përfaqësimit të tyre është vullnet politik, vullnet që sipas saj PS e ka shfaqur.

"Shqipëria ka kapacitete për t'u përfaqësuar nga një grua si Kryeministre apo edhe Presidente. Niveli i grave në vendimmarrje është vullnet politik dhe PS e ka shfaqur këtë vullnet", tha Gjermeni

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrespekte: 29/01/2021 17:58

    Zj me e nderuar e Kuvendit te RSh. Ministre e paperfolur asnjehere dhe shume komoetente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

U-19/ Shqipëria triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi

U-19/ Shqipëria triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi