Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve!

23 Nëntor 2023, 17:03

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur mesditën e sotme javën e 13-të. E shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta tragjikisht në fushë të kapitenit të Egnatias, Dwamena, Egnatia dhe Partizani u rikthyen dhe luajtën pjesën e mbetur të ndeshjes që zhvilloi vetëm 24 minuta më 11 nëntor, duke përfunduar 1-1. Po sot luhen edhe Dinamo - Erzeni dhe Tirana - Kukësi.