Egnatia fiton me Kastriotin në transfertë, dhurata nga krutanët! Bylis ndal Erzenin në 'Niko Dovana', Vllaznia poker Teutës

22 Dhjetor 2022, 19:31

Superliga shqiptare zhvilloi këtë të enjte tre ndeshjet e fundit për javën e 15-të dhe të fundit për këtë vit kalendarik. Në stadiumin e Kamzës, Egnatia fitoi 2-3 me Kastriotin në transfertë. Në duelin tjetër të zhvilluar në "Niko Dovana" të Durrësit, Erzeni barazoi 1-1 me Bylisin. Në orën 15:45 në "Loro Boriçi" të Shkodrës Vllaznia fitoi 4-0 me Teutën.