Egnatia mposht Vllazninë, Kastrioti del me pikë nga ndeshja me Tiranën

10 Shtator 2022, 17:34

Mbrojtja shkodrane do ishte totalisht e papërgatitur në minutën e 22-të, teksa një top nga krahët mbërrin për DeLarge, i cili shënon tokazi. Një gabim në mesfushë do i jepte mundësinë Egnatias për të dyfishuar shifrat në të 24-tën,  me Mustën. 3 pikëshin ekipi nga Rrogozhina do e fuste në kasafortë në minutën e 62-të, pasi Camaj gjen “rrjetën” me kokë.