Ekonomi dhe COVID/ 1 në 3 të punësuar në vend paguhen me 30 mijë lekë, mbi 60% e shqiptarëve nuk e arrijnë pagën mesatare

5 Dhjetor 2021, 14:52

Teksa çmimet e produkteve ushqimore, të veshjeve, të qirave dhe mallrave të tjera po rriten vazhdimisht pas krizës së shkaktuar nga pandemia, përballja me to është më e vështirë për familjet me të ardhura të ulta dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Në një kohë që më shumë se 41% e buxhetit të familjeve shkon për ushqime, më shumë se 1/3 e shoqërisë marrin paga deri në 30 mijë lekë, ndërsa ndihma ekonomike sipas Ministrisë së Shëndetësisë është mesatarisht 7.700 lekë për familje. Ndërkohë sipas INSTAT shpenzimet mesatare mujore të një personi në 2020 ishin 46,150 lekë.