Rriten çmimet, familjet në 2020 shpenzuan 41% të buxhetit vetëm për ushqime

Shpenzimet e familjeve për konsum në vitin e kaluar u rritën me 1.5% dhe peshën më të madhe vijon ta mbajnë shpenzimet për ushqime.

Sipas të dhënave të INSTAT shpenzimet mesatare mujore të familjeve në vitin e kaluar ishin 530,5 milionë euro, nga të cilat 41.6% ose 220,7 milionë euro ishin vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike, me rritje krahasuar me 2019, për shkak të shtrenjtimit të shumë produkteve në karantinë.

Eksperti për çështjet e bujqësisë Ilir Pilku thotë se mungesa e masave rimbursuese në vitin e kaluar, po rrit kostot dhe çmimet për qytetarët këtë vit.

“Pandemitë nuk kanë ndodhur në  2019 për herë të parë por kanë ndodhur prej 100 vjetësh dhe situata pas pandemisë është më e rëndësishme për të vendosur fokusin e mbështetjes dhe të politikave bujqësore, kryesisht duhet të ishte subvencionimi i grurit, i misrit që janë produktet e shportës. Flasim për ndërtimin e një shporte që bazën e ka hekur ka rritje të kostos, nëse shlyerja e investimit bëhej për 6-7 vite tashmë duhen 8-9 vite sepse janë rritur kostot”, pohon Pilku.

Sipas INSTAT, nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte” me 23,7 %, “perimet” me 16,8 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 13,8 %, ndjekur nga “frutat” me 9,6 %. Ndërkohë shtrenjtimi i ushqimeve vijon edhe këtë vit i përqendruar tek shporta e konsumit, si buka, frutat e perimet.

Në vitin e kaluar janë rritur po ashtu shpenzimet për shëndet, si pasojë e COVID-19, dhe sipas INSTAT ka pasur një bum kërkese për vitamina.

Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” në vitin 2020 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 28%, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “vitamina”, thuhet në raportin e INSTAT.

Ndërsa sa i takon Argëtimit e kulturës, si dhe të veshjeve e këpucëve shpenzimet janë reduktuar me 26% dhe 9.7%.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja