‘Ekonomia’ ‘ok’ ligjit të ri për bashkëpronësinë në pallate! Kujdes, jo vetëm gjoba nëse nuk paguan administratorin por edhe 'bllokim' në hipotekë

30 Qershor, 18:52 | Përditesimi: 30 Qershor, 18:52

Asnjë pallat në Shqipëri nuk do të jetë pa administrator. Përmes një ligji të ri bashkive u jepet e drejta të caktojnë administrator dhe kur banorët e pallatit nuk e kanë zgjedhur një të tillë. Pagesa e administratorit do të jetë e detyrueshme, nëse nuk paguan për 1 vit, vendoset masë sigurimi për hipotekën e shtëpisë.

r.k./Shqiptarja.com