Ekskluzive/ BE ‘rrëzon’ Athinën për çështjen ‘Beleri’! Zëdhënësja e KE për Report TV: Nuk ndërhyjmë në çështjet në hetim nga drejtësia shqiptare

24 Gusht 2023, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2023-08-24 12:08:55

Bashkimi Europian nuk është në një linjë më deklaratat e Athinës për bllokim të fondeve dhe rrugës së integrimit të Shqipërisë, si hakmarrje ndaj arrestimit të Belerit. Në një reagim ekskluziv për Report TV, zëdhënësi i KE-së, Ana Piserono, shprehet se Unioni nuk ndërhyn në çështjet që janë në hetim nga dretësia shqiptare, ndërsa bënë thirrje që proçesi të mbahet në mënyrën e duhur.