Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen

6 Gusht, 17:22

Himara nuk është e vetmja Bashki ku opozita thelloi humbjen në përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiak, krahasuar me 14 majin kur u mbajtën zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit. Ndonëse për arsye të ndryshme, gara për kryetarin e Bashkisë u përsërit edhe në Kukës e Rrogozhinë ku sërish PS rriti avantazhin, ndërsa opozita jo vetëm që thelloi humbjen, por nuk mundi të mbante as votat që mori më 14 maj