Ekskluzive/ ‘Do shihni një tjetër Florian’, Marku rikthehet në ring pas 1 viti: Kundërshtari më provokoi, vetëm Zoti më ndal

29 Gusht 2023, 14:52

Një vit pas ndeshjes në Tiranë Florian Marku ka lënë pas dëmtimin dhe të shtunën do rikthehet në ring. Për Report TV 30-vjeçari shqiptar premton se është rikthyer më i fortë se kurrë dhe se kundërshtarin irlandez do ta hedhë ‘nokaut’.