Ekskluzive/ Flet për Report Tv vëllai i Fiqiri Mjeshtrit: Kishim debate, të rinjtë shantazhonin vajzën me foto nudo dhe kanë bërë veprime të turpshme!

13 Tetor 2022, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2022-10-13 12:48:20

KLOS- Besnik Mjeshtri vëllai, i Fiqiri Mjeshtrit autorit të vrasjes së dyfishtë në Klos ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report Tv, gjithë se çfarë ka ndodhur deri në masakrën me tre të vrarë një ditë më parë. Besnik Mjeshtri u shpreh se ato donin që të sqaronin ngjarjen me dy prindërit e të miturve, ndërsa ndër të tjera rrëfen se ato e kishin bërë vajzën me fjalë duke e kërcënuar dhe duke i nxjerrë edhe foto nudo.